Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH u bën thirrje vendeve të rrisin taksat për duhanin, alkoolin dhe pijet me sheqer

Lajme 07/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët globalë të shëndetësisë po kërkojnë që shtetet evropiane të rrisin taksat për produktet që dëmtojnë shëndetin – si duhani, alkooli dhe pijet me sheqer – për të frenuar sëmundjet kronike dhe për të siguruar më shumë të ardhura për sistemet shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje qeverive që të rrisin çmimet e këtyre produkteve të paktën me 50% gjatë dekadës së ardhshme. Sipas saj, një masë e tillë mund të parandalojë 50 milionë vdekje të parakohshme në 50 vitet e ardhshme dhe të gjenerojë rreth 1 trilion dollarë (rreth 854 miliardë euro) për buxhetet publike në dekadën në vijim, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Duhani, alkooli dhe pijet me sheqer janë faktorë kyç në shfaqjen e sëmundjeve si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, që shkaktojnë rreth 75% të të gjitha vdekjeve në botë. Vetëm duhani vret mbi shtatë milionë njerëz çdo vit.

OBSH ka rekomanduar prej kohësh rritjen e taksave si mënyrë për të frenuar konsumin e këtyre produkteve. Për duhanin, ajo rekomandon që taksat të përbëjnë të paktën 75% të çmimit të paketës. Në vendet e pasura kjo përqindje është rreth 67%, ndërsa në vendet me të ardhura më të ulëta, rreth 57%.

“Taksa shëndetësore janë një nga mjetet më efikase që kemi,” tha Dr. Jeremy Farrar nga OBSH. “Ato ulin konsumin e produkteve të dëmshme dhe krijojnë të ardhura që mund të investohen në kujdes shëndetësor, arsim dhe mbrojtje sociale.”

Shembuj nga Holanda tregojnë se taksat më të larta nuk mjaftojnë gjithmonë – shumë qytetarë filluan të blejnë cigare më të lira jashtë vendit. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, taksa ndaj sheqerit në vitin 2016 bëri që prodhuesit të ndryshojnë përbërjen e pijeve dhe të ulet ndjeshëm sasia e sheqerit që konsumojnë fëmijët.

OBSH thekson se për vendet me të ardhura të ulëta, këto taksa mund të kompensojnë mungesën e ndihmave ndërkombëtare dhe rritjen e borxhit publik. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprak“Taksa për beqarët” ndez debat në Shkup, Mickoski paralajmëron masa
Artikulli i rradhës Sëmundjet e përhapura nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më shqetësuese në Evropë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.