Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Taksa për beqarët” ndez debat në Shkup, Mickoski paralajmëron masa

Lajme 07/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një debat i fortë publik pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili propozoi një masë të pazakontë për të frenuar rënien demografike: vendosjen e taksave shtesë për beqarët.

Duke folur për krizën demografike në rritje, Mickoski tha se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, përfshirë edhe një skemë të mundshme penalizuese për beqarët, për t’i nxitur qytetarët të krijojnë familje.

Sipas tij, norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm në vitin 2024, ndërkohë që vendi ka humbur mbi 33 mijë banorë në katër vitet e fundit si rezultat i rënies natyrore të popullsisë.

Kryeministri e përshkroi këtë nismë si pjesë të një “lufte shtetformuese” për të ndalur shpopullimin dhe për të forcuar familjen si bërthamë sociale. Megjithatë, propozimi është pritur me reagime të përziera, ku shumë qytetarë, aktivistë dhe ekspertë e kanë cilësuar idenë si diskriminuese dhe që cenon jetën private.

Nga ana tjetër, disa e shohin këtë si një sinjal alarmi, që tregon se kriza demografike në vend është bërë tashmë një emergjencë kombëtare.

Diskutimet pritet të thellohen në ditët në vijim, teksa qeveria do të detajojë masat konkrete që synojnë përmbysjen e tendencave negative të popullsisë. Ndërkohë, çështja e “taksës për beqarët” mbetet në qendër të vëmendjes dhe polemikave politike në Shkup. /TiranaWeb

Artikulli paraprak“Shteti s’guxon të mbetet në pauzë” – IKD kërkon veprim urgjent nga Kuvendi
Artikulli i rradhës OBSH u bën thirrje vendeve të rrisin taksat për duhanin, alkoolin dhe pijet me sheqer

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.