Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSH-ja me vonesa e parregullsi në trajtimin e rasteve për mjekim jashtë institucioneve publike

Lajme 07/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh dhe vonesash në trajtimin e lëndëve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).

Auditori ka konstatuar se në 17 raste me vlerë totale prej 445,649 eurosh, lëndët e kompletuara me faturë nuk ishin shqyrtuar nga bordi për TMJISHP-në, siç parashihet me procedurat në fuqi.

Një nga këto raste daton që nga viti 2021, ndërsa të tjerat nga muaji shkurt 2024.

Gjithashtu, është evidentuar një mbivlerësim i obligimeve të papaguara për 28,800 euro, për shkak të regjistrimit të një lënde dy herë.

“Kemi vërejtur se në 17 raste në vlerë të përbashkët 445,649C, lëndët e kompletuara me faturė, nuk ishin shqyrtuar nga bordi pēr trajtim mjekēsor jashtë institucioneve shendetësore publike siç kērkohet me procedurë. Një nga këto raste eshtē e kompletuar që nga viti 2021, kurse lëndët e tjera ishin kompletuar me fatura që nga muaji shkurt 2024”, thuhet në raportin e auditorit.

Pēr më shumë, obligimet e papaguara ishin mbivlerësuar pēr 28,800€, pasi që një lëndë ishte prezantuar dy herë në regjistrin e obligimeve tē papaguara.

Auditori thekson se kjo situatë mund të ndikojë që institucionet shëndetësore jopublike të hezitojnë të ofrojnë shërbime vetëm mbi bazën e fletëzotimeve, si edhe mund ta ekspozojë FSSH-në ndaj padive dhe shpenzimeve shtesë gjyqësore, transmeton Indeksonline.

Në një tjetër gjetje që Auditori… ka evidentuar është se FSSH-ja në 20 raste ka lëshuar fletëzotime, duke u bazuar vetëm në një pro-faturë, ndonëse udhëzimet administrative kërkojnë dy ose tre pro-fatura nga institucione të ndryshme, në varësi të periudhës.

Konkretisht, katër raste me vlerë 193,000 euro i përkasin periudhës pas shtatorit 2023, ndërsa 16 raste me vlerë 152,280 euro datojnë para kësaj periudhe.

Mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe kufizimet kohore për rastet urgjente janë përmendur si shkaqe kryesore të këtyre devijimeve.

Artikulli paraprakMjeku nga Peja flet për rastin e rrallë: Proteza e dhëmbëve në lukthin e pacientes 32-vjeçare
Artikulli i rradhës Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.