Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Prishtinës paralajmëron: sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h

Lajme 08/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët për ndryshimet e motit që pritet të ndodhë dhe për rreziqet potenciale që mund të paraqesin erërat e forta, rrebeshet e shiut e rrufetë.

Komuna iu ka kërkuar qytetarëve që të rrinë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë, të sigurohen objektet e jashtme që mund të mund të dëmtohen nga erërat, si dhe të mos parkohen nën pemë.

“E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h. Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm. E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Qytetarët e Kryeqytetit – Ndryshim i Motit dhe Parashikim për Rreziqe të Mundshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton qytetarët e Prishtinës se pas një periudhe të zgjatur me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike, i cili do të ndikojë edhe në vendin tonë.

Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si:

  • Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.

📌Në Kryeqytet:

E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.

Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

  • Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare
  • Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë
  • Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era
  • Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit
  • Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë të ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim.

Artikulli paraprak“Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit në Lipjan – 48 orë ndalim për policët që e arrestuan para vdekjes – çfarë dihet deri tash
Artikulli i rradhës Dieta vegane me pak yndyrë mund të jetë më efektive për humbje peshe sesa dieta mesdhetare

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.