Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka blerë kontrast jojonik nga kompania “Santefarm” në vlerë mbi 640 mijë Euro, ndërsa glukozë nga dy kompani të tjera.
SHSKUK e ka publikuar Njoftimin për Nënshkrimin e kontratave për furnizim me kontrast jojonik, glyceril trinitrate, dobutamine dhe glukozë, shkruan Gazeta Shneta.
Ky institucion kontrastin jojonik e ka kontraktuar me kompaninë “Santefarm”. Kontrata është në vlerë 641 mijë Euro.
Ndërakq glukozën do ta blej nga dy operatorë të tjerë, “Liri-Med” me vlerë 122,553 Euro dhe operatori tjetër “Dreni Pharm” me vlerë 108,392 Euro.
Produktin glyceril trinitrate SHSKUK do ta blejë nga operatori “Nini Pharm” me vlerë 51,128 Euro, ndërsa dobutaminen nga kompania “MediMax” me vlerë 15,561 Euro. /Gazeta Shneta/




