Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mesazhet me Pfizer gjatë Covidit, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian

Lajme 10/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po përgatitet të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Europian.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Von der Leyen pritet t’i mbijetojë lehtësisht votës së së enjtes për mocionin e mosbesimit, i cili teorikisht mund të çojë në rrëzimin e Komisionit që ajo drejton.

Por, megjithëse mbijetesa e saj konsiderohet e sigurtë, The Guardian shkruan se debati ka nxjerrë në pah pakënaqësinë në rritje mes eurodeputetëve centristë, të qendrës së majtë dhe të gjelbërve, të cilët vetëm një vit më parë votuan për ta rikthyer atë në detyrë, pas zgjedhjeve që u dhanë nacionalistëve të djathtë rezultatin më të mirë ndonjëherë.

Mocioni i mosbesimit – i paraqitur nga eurodeputeti rumun i ekstremit të djathtë dhe skeptik ndaj vaksinave, Gheorghe Piperea – lidhet zyrtarisht me refuzimin e von der Leyen për të publikuar mesazhet e shkëmbyera me shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer në kulmin e pandemisë së Covid-it. Refuzimi i saj për të dorëzuar këto mesazhe është dënuar nga gjykata më e lartë e BE-së dhe është përshkruar si “keqadministrim” nga një organ i pavarur mbikëqyrës.

Poashtu në mocion përfshihen edhe kritika ndaj fondeve të rimëkëmbjes nga Covid-i dhe bazës ligjore të një fondi të mbrojtjes prej 150 miliardë eurosh, si dhe pretendime të pabazuara për ndërhyrje në zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe Rumani.

Lidhur më çështjen, në një paraqitje sfiduese në Parlamentin Europian të hënën, von der Leyen ka hedhur poshtë “pretendimet e rreme për ndërhyrje në zgjedhje” dhe përpjekjet për të “rishkruar historinë” mbi mënyrën se si “Evropa e përballoi me sukses një pandemi globale, së bashku”.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, pas zgjedhjeve europiane, von der Leyen u rizgjodh për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian, me mbështetjen e forcave politike kryesore: të qendrës së djathtë, të qendrës së majtë, centristëve dhe të gjelbërve.

Artikulli paraprakAgjencia e Mjedisit bën thirrje: Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave
Artikulli i rradhës Platformë e re online ndihmon prindërit e fëmijëve me autizëm për kujdesin dentar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.