Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rusi: Vala e madhe e të nxehtit godet Moskën, thyhet rekordi 30-vjeçar

Lajme 11/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Moska është ende nën ‘pushtetin’ e të nxehtit sot, pasi temperaturat arritën mbi 35 °C, duke “thyer” një rekord që kishte qëndruar për gati 30 vjet, siç njoftoi shërbimi meteorologjik.

Në kryeqytetin rus, rekordi i temperaturës për 10 korrikun ishte 33.4 gradë, i cili ishte regjistruar në vitin 1996. Dje, ky rekord u thye, me termometrin që shënoi 33.9 °C. Sot, mund të vendoset një rekord i ri, pasi meteorologët parashikojnë se temperatura do të arrijë madje 36 gradë.

Vala e të nxehtit do të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme në Rusinë qendrore dhe jugore evropiane. Qendra Meteorologjike Ruse parashikon temperatura 3-8 gradë më të larta se normalet për këtë sezon.

Që nga fillimi i javës, kur vala e të nxehtit u vendos në Moskë, shumë banorë kanë ikur në vilat e tyre verore në periferi ose kanë kërkuar pak freski në parqet dhe shatërvanët e qytetit. Nxehtësia është veçanërisht e ashpër për ata që punojnë jashtë dhe për të moshuarit. “Është e vështirë, marr ilaçe” , tha 86-vjeçarja Valentina Alexandrovna. “Nuk mbaj mend të kem përjetuar një vapë të tillë më parë”, shtoi ajo.

Disa lahen në pellgje dhe kanale në qytet, edhe pse autoritetet e kanë ndaluar. “Shikoni, uji është i ndotur. Ne jemi këtu sepse është më e lehtë të marrësh frymë pranë ujit. U lava një herë, dyshoj se do ta bëj përsëri ” , tha një burrë, Igor, 55 vjeç, duke vizituar Moskën nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej vitesh për ndikimet që do të kenë ndryshimet klimatike, pasi fenomene të tilla si valët e të nxehtit, thatësirat dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit do të intensifikohen dhe do të bëhen më të shpeshta./TCH/

Artikulli paraprakPërfitimet shëndetësore të diellit
Artikulli i rradhës Gaza drejt katastrofës shëndetësore, spitali më i madh funksional ndalon pranimin e pacientëve

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.