Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gërxhaliu: Autopsia largon çdo dilemë, duhet të bëhet patjetër

Lajme 12/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Puna e tyre është ‘çelësi’ kryesor në ndriçimin e rasteve kur bëhet fjalë për humbjen e jetës së një personi, në ndonjë krim, aksident apo edhe vdekje natyrale.

Mjekësia ligjore, përmes raportit të autopsisë përcakton shkakun dhe mënyrën e vdekjes.

Rreth rëndësisë së këtij raporti, për Klankosova.tv ka folur eksperti i kësaj fushe, Arsim Gërxhaliu.

Ai tregoi në detaje procedurat se si bëhet një raport i autopsisë.

“Pasi të kryhet ekzaminimi i vendit dhe viktimës, trupi dërgohet në IML për t’iu bërë autopsia. Më pas përpilohet raporti i gjetjeve të ndryshimeve  (lëndimeve) dhe njëkohësisht përshkruhen të gjitha ndryshimet/ dëmtimet një nga një. Forma, ngjyra, madhësia dhe një përshkrim i mirë ndihmon edhe në konsistimin e mjetit i cili e ka shkaktuar, armë zjarru, mjetet që posedojnë maje dhe teh, mjetet mbretëse”.

“Por, duhet të kemi parasysh se nuk bëhet autopsia pa kaluar së paku 7-8 orë, meqë nuk lejohet që të fillohet me autopsi para se trupi të ftohet”, deklaroi Gërxhaliu për Klankosova.tv.

Ai shpjegoi se përveç autopsive ligjore ekzistojnë edhe të ashtuquajturat autopsi patologjike, e cila në fakte gjen sëmundjen e cila e ka sjellë deri te vdekja, përmes rezultateve histopatologjike.

“Vrasjet me armë zjarri, ato nga armët e “ftofta” apo nga goditjet me mjete të forta mbretëse, përshkruhen ndryshimet të cilat në fakte janë karakteristike për secilin mjet i cili e ka shkaktuar. Te aksidentet rrugore duhet të percaktohet shkaku i vdekjes dhe të vërtetohet se a janë nga aksidenti apo ndonjë vrasje dikund tjetër, por është tentuar të fshihet apo më mirë të thenë, inskenohet si aksident”, theksoi ai.

Eksperti i Mjekësisë Ligjore shtoi se gjithashtu shpesh ndodh që trupi gjendet nga vet familjarët, të cilët thërrasin policinë, dhe nëse ata i kanë dyshimet e tyre, kërkojnë nga Prokurori që t’i bëhet autopsia.

“Por,  gjetjet në autopsi i vërtetojnë këto ndryshime dhe ipet mendimi se mundet të konsistoj ose jo me të dhënat e rastit. Gjithashtu, përmes analizave toksikologjike nga gjaku e urina, të vërtetohet se a ka qenë nën ndikimin e alkoolit, drogave, medikamenteve”, shtoi eksperti Mjeko-Ligjor për Klankosova.tv.

Veterani i kësaj fushe shtoi se autopsia duhet të bëhet me patjetër.

“Pra, në pyetjen se a duhet të bëhet gjithsesi autopsia?  Unë them se duhet. Sepse largon çdo dilemë apo dyshim që zakonisht nga popullata (mediat) shpesh paragjykihet e besa edhe gjykohet ende pa u bërë autopsia”, deklaroi Arsim Gërxhaliu për Klankosova.tv.

Së fundmi, një ngjarje e rëndë e ka tronditur Kosovën.

Agon Zejnullahu, 27 vjeçar vdiq në rrethana ende të paqarta në orët e para të 7 korrikut në Lipjan.

Lidhur me rastin, në paraburgim gjenden pesë zyrtarë policorë që dyshohen për vepren “Vrasje nga pakujdesia”.

Shkaqet reale të vdekjes së të riut pritet të zbulohen pas publikimit të raportit të autopsisë./ Klankosova.tv

Artikulli paraprakProtestë në Lipjan për vdekjen e Agon Zejnullahut: Kërkojmë drejtësi
Artikulli i rradhës Vdes një foshnjë 9 muajshe në Suharekë dyshohet se u ngulfat në djep

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.