Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët

Lajme 15/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë, më shumë se 35 projektligje do të duhej të procedoheshin për shqyrtim e miratim në Kuvend para 30 qershorit. Por, me situatën aktuale në Kuvend, nuk dihet fati i tyre. Derisa bllokada vijon edhe në muajin e shtatë të 2025-tës, organizata që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë se ky vit veçse është i dështuar, në aspektin legjislativ dhe të mbikëqyrjes

Më shumë se 35 projektligje do të duhej të miratoheshin nga Qeveria dhe t’i dërgoheshin për shqyrtim Kuvendit, para datës 30 Qershor.

Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë 2025-27, deri në fund të muajit të kaluar do të duhej të ishin miratuar në ekzekutiv draftet e ligjeve si: ai i Punës, Kodi Civil, ai për Këshillin Gjyqësor dhe ai për Këshillin Prokurorial, për avokatinë, për mbrojtjen e konkurrencës, për energjinë dhe për energjinë elektrike, etj.

Bllokada në raport me themelimin e legjislaturës së re të Kuvendit – rrjedhimisht Qeverisë së re – sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përtej “dëmtimit të rendit kushtetues” ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Nëse veç qeveria Kurti zgjidhet prapë, atëherë mund t’i procedojë tutje këto projektligje, por shumë lehtë mundet që këto projektligje të mos procedohen nga partitë tjera nëse veç vijnë në pushtet. Mirëpo, e rëndësishme është që pasojat e mos-konstituimit të Kuvendit janë jashtëzakonisht të mëdha dhe që prekin jetën e qytetarëve. Këtu ndërlidhim që janë mbi 10 marrëveshje ndërkombëtare që presin të ratifikohen”, deklaroi Melos Kolshi, hulumtues i lartë në IKD.

Duke theksuar se mbetja pezull e një morie ligjesh ka pasoja financiare, në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se ky vit veçse është çuar dëm.

“Ne tashmë jemi vonë në shqyrtim të planit legjislativ, qoftë të asaj qeverie që është në skadim, por edhe të ndonjë qeverie që hipotetikisht mund të vije pas themelimit të Kuvendit dhe normalisht që pasojat janë të mëdha… Kurdo që zgjidhet kryetari dhe konstituohet Kuvendi, për mendimin tim, viti 2025 është vit i dështuar edhe në kuptimin legjislativ dhe në kuptimin mbikëqyrës, sepse jemi vonë”, deklaroi Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI.

Duke folur për pasojat, Bugaqku veçoi bartjen nga legjislatura në legjislaturë të Kodit Civil dhe amendamentet kushtetuese për “vettingun” në drejtësi, si dy prej çështjeve kryesore që mbesin pezull nga legjislatura e kaluar.

“Kjo e bën vakant ose, të themi ashtu, e pamundëson ushtrimin e pushtetit legjislativ siç edhe e ka mandat kryesor Kuvendi i Republikës së Kosovës. Dhe, për 7 ose 8 muaj, nëse shteti mbetet pa parlament i cili i shqyrton, kontrollon, dhe në disa raste propozon dhe harton vetë ligje, atëherë kjo është një sfidë e madhe edhe për jetën demokratike dhe parlamentare në Kosovë. Kur Kuvendi është pasiv ose në pauzë, themi ashtu, vetë qytetarët pësojnë”, tha Bugaqku.

Vendimet e fundit të Kuvendit datojnë nga fillimi i dhjetorit 2024, shumica prej të cilave janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese./RTV Dukagjini

Artikulli paraprakBllokada e pafundme, për të 47-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit, kësaj herë VV pati veç 51 vota
Artikulli i rradhës Gaza: Rritet në pothuajse 58.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.