Dr. Amire Dragusha-Alidema, PhD kandidate, është emëruar ushtruese detyre e drejtoreshës së Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU) në Prishtinë.
Emërimi i saj vjen pas përfundimit të mandatit të deritashëm të drejtorit, Dr. mr. sci. Avdyl Pacolli, i cili tashmë do të vazhdojë rrugëtimin profesional në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku pritën në takim Dr. Pacollin për ta falënderuar për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin dhe forcimin e shërbimeve urgjente në kryeqytet, transmeton Gazeta Shneta.
Në të njëjtën kohë, ata i uruan suksese Dr. Amire Dragusha-Alidema në detyrën e re, duke shprehur besimin se përvoja e saj profesionale dhe angazhimi i saj do të ndihmojnë në avancimin e mëtejmë të cilësisë së shërbimeve në QMU.




