Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologjia me mungesë barnash, pacientët me kancer po duhet t’i blejnë vetë ato

Lajme 15/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme.

Ata ankohen se vetëm dy prej barnave po u kushtojnë rreth 200 euro.

Zejnepe Haxhimehmeti, e cila para një muaji është diagnostikuar me kancer, është dashur që nga xhepi i saj t’i sigurojë barnat e nevojshme për trajtim, raporton RTK.

Ajo thotë se vetëm dy medikamente i kushtuan 170 euro, të cilat mungojnë në Klinikën Onkologjike në QKUK.

Ndonëse terapinë e merr në Klinikën e Onkologjisë, edhe Florije Rexhepit iu desh që medikamentet t’i blejë në barnatore private.

Se ka mungesë të një sërë barnash e konfirmoi për RTK-në edhe drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Përmes telefonit, ai tha se problemi qëndron tek operatorët ekonomikë, për çka kërkoi që përgjigjet të kërkohen te barnatorja e QKUK-së.

“Barnatorja e di, ne i kemi dërguar të gjitha dërgesat, problemi qëndron tek operatorët ekonomikë, te furnizimi me barna, ata kanë pasur vonesa. Shumica e barnave janë, por ka disa barna që nuk janë që një javë-dy. Morfinë kemi, leukoplastë herë-herë nuk ka. Barnatorja i ka të gjitha të dhënat, ata i lidhin kontratat”, ka thënë Kurtishi.

Me mungesë të barnave dhe materialit shpenzues po përballen edhe klinikat tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për çka qytetarët po duhet t’i sigurojnë ato nga xhepat e tyre.

Pacientët thonë se në barnatore private barnat po u kushtojnë shtrenjtë.

Megjithatë, pati edhe qytetarë që thanë se terapia e nevojshme u është siguruar nga QKUK.

Mungesa e barnave po ndodh në kohën kur buxheti për material shpenzues, barna esenciale, e materiale e shërbime të tjera të nevojshme shëndetësore është 105 milionë euro, rreth 45.6 milionë më shumë sesa vitin e kaluar.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, institucion i cili e menaxhon këtë buxhet, nuk kanë pranuar të deklarohen për RTK-në. Përveç kësaj, Zyra për Informim në ShSKUK nuk ka dhënë leje që drejtori i Onkologjisë të deklarohet rreth këtyre mungesave.

E një përgjigje gjatë ditës nuk e kanë kthyer as nga Ministria e Shëndetësisë.

Artikulli paraprakVrasja e Erona Coklit, psikiatri: Valon Aliu nuk ka telashe mendore
Artikulli i rradhës Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.