Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Lajme 16/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në rajonin europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rreth 20 për qind e burrave dhe 10 për qind e grave vdesin para moshës 70 vjeç për shkak të sëmundjeve si ato kardiovaskulare, kanceri, diabeti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Ekspertët thonë se çdo vit regjistrohen afërsisht 1.8 milionë vdekje nga këto sëmundje, shumica e të cilave janë të parandalueshme, transmeton albinfo.ch.

Rreth 60 për qind e rasteve lidhen me faktorë rreziku si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, presioni i lartë i gjakut, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ndërkaq, 40 për qind e vdekjeve shkaktohen nga sëmundje që mund të trajtohen nëse zbulohen herët dhe nëse ka akses në shërbime shëndetësore cilësore.

Raporti gjithashtu nënvizon ndikimin negativ të pandemisë COVID-19 në arritjen e qëllimit global për uljen e vdekjeve me 25 për qind deri në vitin 2030.

Vetëm 10 vende europiane, përfshirë Danimarkën, Izraelin dhe Suedinë, e kanë arritur këtë objektiv, ndërsa 26 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha./albinfo.ch./

Artikulli paraprak13-vjeçari nga Kosova po trajtohet për leukemi në Francë – familja kërkon mbështetje financiare
Artikulli i rradhës Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.