Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri – Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

Lajme 18/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm.

Në 6-mujorin e parë të këtij vihet re një rënie e numrit të mjekëve që kanë kërkuar tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë pranë Urdhrit të mjekëve, dokument pa të cilin nuk mund të punësohen në asnjë klinike mjekësore të huaj, jashtë Shqipërisë .
“Një vit më pare kishte 146 mjekë që kërkuan certifikatën e sjelljes së mirë që presupozohet se e kërkojnë për t’u punësuar në klinika të vendeve jashtë Shqipërisë. Këtë vit ka një rënie. Janë vetëm 46 certifikata të lëshuara për 6-mujorin e parë të vitit”, tha Dritan Trepça, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.
Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut tanimë, vihet re një tjetër trend, ai i kthimit të mjekëve të rinj që janë larguar, për t’u regjistruar në portalin e punësimit të mjekëve për në sistemin shëndetësor publik.
“Vihet re një kthim i mjekëve të rinj të cilët pasi kanë marrë një farë eksperience jashtë, kthehen dhe aplikojnë në portal për të hyrë në sistemin publik shëndetësor”, u shpreh Trepça.
Nga ana tjetër ka një shtim të mjekëve të huaj të cilët zgjedhin klinika mjekësore jopublike për të ofruar shërbim shëndetësor në Shqipëri. Fenomeni i largimit te bluzave të bardha mbetet një shqetësim serioz jo vetëm për sistemin shëndetësor shqiptar por dhe për shume vende të Europës dhe jo vetëm./TCH/

Artikulli paraprak58 mijë viktima që nga nisja e luftës, Merz kritikon Izraelin: Qasja ndaj Gazës është e “papranueshme”
Artikulli i rradhës Kontrabandonte barna nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.