Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përballë sfidave, roli jetik i radiologëve në shëndetësi – Intervistë me Dr. Lavdim Ymeri, radiolog në QKUK

Lajme 19/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Lavdim Ymeri, radiolog Foto Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, radiologjia është hapi i parë për të përcaktuar diagnozën dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve.

Në një intervistë me Dr. Lavdim Ymeri, radiolog me përvojë 10 vjeqare, shpjegon pse puna e tij është kaq e rëndësishme.

“Radiologjia është një punë shumë kërkuese,” thotë ai.

Puna e tij bazohet në interpretimin e imazheve mjekësore nga aparaturat si rreze X, ultrazëri, CT dhe rezonanca magnetike.

“Detyra kryesore e një radiologu bazohet në aparatura me rreze X, që është edhe radiologjia konvencionale, duke filluar nga ultrazëri, pastaj CT, rezonanca magnetike dhe pjesa tjetër e radiologjisë. Në bazë të këtyre, radiologu cakton një diagnozë ose vendos një diagnozë të saktë, të cilën e përgatit për mjekun referues që e ka kërkuar dhe ai merr diagnozën e saktë për të vazhduar me mjekimin shtesë”, shpjegon Dr. Ymeri

Ai tregon se në QKUK ka mungesë stafit dhe kjo e bën punën më sfiduese, pasi kërkesat janë të mëdha dhe shërbimet ofrohen edhe për spitalet e tjera rajonale.

“Ne ofrojmë shumë shërbime, por me numrin e punëtorëve që kemi, është e vështirë të përmbushim të gjitha kërkesat,” thotë Dr. Ymeri.

Ai thekson rëndësinë e diagnozës imazherike për çdo trajtim mjekësor.

“Asnjë specialist i larmive tjera nuk fillon trajtimin pa pasur një diagnozë imazherike, nga më e thjeshta deri tek ajo më standarde, prandaj kjo e bën profesion kërkues.” u shpreh Dr. Ymeri.

Dr.Ymeri shprehet se situatat emergjente, sidomos tek fëmijët, janë më të vështirat për të menaxhuar emocionalisht.

“Kur fëmijët rrëzohen me bicikleta apo trotinetë dhe bëjmë ekzaminimet, shpesh na duhet të themi që nuk ka përmirësim. Kjo është shumë e vështirë për ne.” u shpreh Dr. Ymeri.

Për më shumë ndiqni intervistën:

Artikulli paraprakKurtishi: Rritje e rasteve të reja me kancer në grupmoshën 40–50 vjeç
Artikulli i rradhës Unioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.