Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KMDLNJ për vdekjet e tre punëtorëve brenda një dite: S’ka siguri bazike në punë, duhen masa urgjente

Lajme 22/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekja e tre punëtorëve ndërtimi një ditë më parë: dy në vendpunishte në Gjakovë dhe tjetri nga Komuna e Istogut që vdiq pas lëndimeve të marra më 24 qershor po në vendin e punës, risollën në vëmendje sigurinë e munguar në punë dhe aktualizuan sërish nevojën e ngutshme për masa që do të parandalonin vdekjet në vende pune.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) vdekjen e këtye punëtorëve brenda një dite e sheh si kambanë alarmi për gjithë shoqërinë.

Drejtuesi i KMDLNj-së, Behxhet Shala, në intervistë për Ekonomia Online, nuk i kursen kritikat për mungesën e kushteve themelore të sigurisë në punë, duke kërkuar masa urgjente për të mbrojtur jetën e punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimit.

“Kjo dukuri është bërë shqetësuese. Pothuajse nuk shkon ditë që dikush nuk rrëzohet apo përfundon tragjikisht. Kjo do të duhej të ishte një alarm për krejt shoqërinë, për ata që japin punë e sidomos për ata, të cilët i mbikëqyrin. Qeveria është ajo që i ka mekanizmat e saj që edhe t’i mbrojë të punëtorët, të cilët punojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda, të rrezikshme për jetën, por edhe të ndërmerren masa ndaj atyre që nuk sigurojnë kushte të sigurta për punë për këta punëtorë. Si rasti i fundit në Gjakovë që humbën jetën dy punëtorë. Kjo është e rëndë jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e kanë për detyrim të jenë në anën e tyre”, tha Shala.

Ai vlerëson se gjendja e sigurisë në punë në Kosovë është tepër e rëndë. Ai qeveria nuk po merr asnjë vendim që do të ndikonte në krijimin e kushteve për punë të këtyre punëtorëve të rrezikuar gjatë punës.

“E drejtë elementare e njeriut është që të ketë kushte për punë dhe që të paguhet në përputhje me punën që e bën. Këtu nuk jemi askund. Është e injoruar nga qeveria dhe duhet që këto raste të mos përsëriten. E gjithë Kosova është një kantier i madh ndërtimi. A jemi një vend që para një muaji kemi dalë nga lufta apo jemi një vend, i cili duhet të ketë rregulla të përcaktuara edhe për ata, të cilët dalin në punë dhe punojnë. E kemi parë edhe më herët se e gjithë kjo ka përfunduar me reagime të atyre që kanë qenë të brengosur me atë rast. Qeveria po hesht. Mund të arsyetohet se është në detyrë, mirëpo duhet ta kemi parasysh që qeveria po merr vendime shumë më të mëdha, , ndërsa nuk po merr asnjë vendim që do të ndikonte në krijimin e kushteve për këta hallexhinj, të cilët po detyrohen të punojnë në kushte të rënda dhe nuk kanë tjetër rrugëdalje”, tha ai.

Ai kërkoi që të ndërpriten përkohësisht punimet ndërtimore në temperatura ekstreme dhe të merren masa urgjente për të parandaluar humbjen e jetëve.

“E kemi parë shumë herë: reagimet vijnë vetëm pasi ndodh tragjedia. Qeveria duhet të veprojë tani, përndryshe do të përballemi me raste të ngjashme çdo ditë.
Është e pabesueshme se si nuk mund të krijojë kushte elementare për këta punëtorë. Duhet të marrin mësim. Nuk mund të arsyetohen punëdhënësit që po krijojnë kushte, ndërsa temperaturat janë 36-40 gradë. Qeveria duhet të marrë vendim që kufizon ndërtimet për aq kohë sa nuk ka kushte elementare për të punuar. Nëse nuk e bën këtë, ne çdo ditë do të ballafaqohemi me raste të ngjashme”, tha për EO, Shala.

Artikulli paraprakOBSH-ja thotë se rezidenca e stafit në Gaza iu sulmua
Artikulli i rradhës MSh kërkon zbatim të masave mbrojtëse për punëtorët gjatë vapës së madhe nga 22 deri me 25 korrik

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.