Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Apel nga Ministria e Shëndetësisë – këshilla si të mbroheni nga nxehtësia ekstreme në Kosovë

Lajme 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat parandaluese për të shmangur pasojat e nxehtësisë ekstreme.

Në një poster informues të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në qendrat shëndetësore, MSH ka renditur disa rekomandime të rëndësishme për mbrojtjen nga temperaturat e larta:

Qëndroni larg të nxehtit, veçanërisht në orët më të nxehta të ditës;

Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00;

Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi UV;

Pini ujë rregullisht, të paktën një gotë çdo orë dhe 2–3 litra ujë në ditë;

Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, për të shmangur nxehtësinë e tepërt;

Limitoni konsumimin e kafeinës dhe alkoolit, pasi ato mund të ndikojnë në dehidratim;

Mbani shtëpinë tuaj të freskët, duke përdorur ventilim apo mjete për ftohje;

Kujdes! Nëse ndjeni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella, konfuzion apo shenja të tjera shqetësuese, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore më të afërt.

Këto këshilla kanë për qëllim të parandalojnë rreziqet që vijnë nga rritja ekstreme e temperaturave, sidomos për grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike./Telegrafi/

Artikulli paraprakPesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Nuk ju duhen 10,000 hapa në ditë për shëndet, ky është numri që rekomandohet tani sipas studimit të fundit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.