Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Italia raporton 32 raste të virusit të Nilit Perëndimor, përfshirë 2 vdekje

Lajme 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Italia ka konfirmuar 32 raste të virusit të Nilit Perëndimor dhe dy vdekje gjatë vitit 2025, ndërsa Europa Jugore po përballet me rritje të rasteve gjatë muajve të nxehtë të verës. Shumica e rasteve janë regjistruar në provincën e Latinës, rreth 100 kilometra në jug të Romës.

Ky virus përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara, veçanërisht gjatë verës. Raste tek njerëzit janë raportuar gjithashtu edhe në Greqi, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (ISS), situata epidemiologjike është e ngjashme me vitet e kaluara, megjithatë përhapja gjeografike këtë vit paraqitet më ndryshe.

Rastet janë konfirmuar gjithashtu në Piemonte, Veneto, Emilia-Romagna dhe Campania. Dy vdekjet u regjistruan në Fondi dhe provincën e Novarës.

“Virusi i Nilit Perëndimor është endemik në vendin tonë prej disa vitesh,” tha Anna Teresa Palamara, drejtore e departamentit për sëmundjet infektive në ISS, duke shtuar se janë në fuqi masa për ta parandaluar përhapjen.

Ajo theksoi se 80 për qind e rasteve janë pa simptoma, por rreziku i ndërlikimeve të rënda është më i madh për personat më të brishtë.

Instituti Lazzaro Spallanzani në Romë konfirmoi 12 raste të reja. Virusi i Nilit Perëndimor i përket familjes Flaviviridae dhe u identifikua për herë të parë në vitin 1937 në rajonin e Nilit Perëndimor në Ugandë. Zogjtë e egër dhe mushkonjat, veçanërisht ato të llojit Culex, janë burimet kryesore të përhapjes. Nuk ka rrezik të transmetimit nga njeriu te njeriu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMarrja e moderuar e bakrit lidhet me funksion më të mirë të trurit tek të moshuarit
Artikulli i rradhës Pikëllimi i thellë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes brenda 10 viteve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.