Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë kandidatët për drejtor të Spitalit të Prizrenit, rikthehet në skenë ish-drejtori Avdaj

Lajme 29/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Spitalin e Prizrenit janë publikuar emrat e kandidatëve për drejtor të këtij institucioni.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka publikuar emrat e kandidatëve për pozitën e drejtorit të Spitalit të Prizrenit, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë pozitë është rikthyer në skenë edhe një ish-drejtor i këtij spitali, Afrim Avdaj. Ky i fundit pati udhëhequr Spitalin e Prizrenit për disa vite, nga 2014-ta deri në 2022. Avdaj ndryshe ka qenë edhe anëtar i degës së PDK-së në Prizren si dhe shef i grupit të asambleistëve të kësaj partie në Kuvendin Komunal në vitin 2013.

Në këtë konkurs ka konkurruar edhe ish-drejtoresha Narqize Arenliu Hoxhaj. Kjo e fundit e ka udhëhequr këtë spital në tre vitet e fundit. Edhe Arenliu Hoxhaj ka qenë pjesë e politikës së e emëruar në pozitën e drejtoreshës së shëndetësisë në Komunën e Prizrenit kur kjo udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në kohën kur VV e ka udhëhequr Prizrenin, ka qenë asambleist nga kjo parti edhe Osman Hajdari. Edhe ky është kandidat për drejtor të spitalit. Hajdari aktualisht mban pozitën e ud drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kandidati tjetër në këtë konkurs është edhe Sami Ahmetaj. Ai aktualisht mban pozitën e drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritet skema për përkrahje financiare ndaj familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara
Artikulli i rradhës Raportohet se Franca do të hedhë ndihma nga ajri për Gazën

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.