Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, thotë se kriza nuk qëndron vetëm te paga, por edhe te kushtet e punës te punëtorët shëndetësorë, e që të gjitha këto po ndikojnë në largimin masiv të tyre nga Kosova.
“Ikja e infermierëve është e pandërprerë, gati çdo ditë ka largime. Ikin edhe ata që janë të punësuar, por edhe ata që janë të papunë.
Shkojnë jashtë vendit, sepse nuk shohin perspektivë këtu’’, tha Imeri për Front Online.
Sipas saj, kjo rritje nuk do ta ndalë trendin e ikjes dhe për më tepër e sheh si vendim për fushatë zgjedhore.
‘’Kjo rritje është bërë për fushatë, si një ndihmë para zgjedhjeve. Nuk është vendim që ja vlen të duartrokitet’’, tha Imeri për Front Online.




