Greqia ka ulur ndjeshëm kohët e pritjes në shërbimet emergjente të spitaleve publike përmes një sistemi të ri elektronik me byzylykë dhe kode QR. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sistemi është zbatuar në dhjetë spitale dhe pritet të zgjerohet edhe më tej.
Sipas burimit Euronews Health, kur pacientët mbërrijnë në urgjencë, u jepet një byzylyk me kod QR, të cilin e përdorin në të gjitha fazat e trajtimit. Sistemi ndihmon në triazhimin e rasteve sipas rëndësisë dhe ofron informacione për numrin e pacientëve në pritje dhe kohën e parashikuar deri në trajtim.
Në spitalin Evangelismos të Athinës, koha e pritjes është shkurtuar nga 9 orë në rreth 5 orë, ndërsa në spitalin pediatrik Aghia Sophia ka zgjatur më pak se 2 orë.
Mesatarisht, koha e shërbimit në dhjetë spitalet përfshihet rreth 4 orë. Shërbimet më të shpejta janë radiologjia (15 minuta), ndjekur nga kirurgjia dhe kardiologjia (1 orë), dhe patologjia (më pak se 2 orë), transmeton Gazeta Shneta.
Përmes sistemit, pacientët ndihen më të informuar dhe situata është më e qetë. Deri në shkurt 2026, ky sistem pritet të shtrihet në 100 spitale. Megjithatë, autoritetet theksojnë se rreth 30% e pacientëve nuk do të kishin nevojë të shkonin në urgjencë nëse sistemi i kujdesit parësor funksiononte plotësisht. /Gazeta Shneta/




