Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për drejtor të spitalit të Prizrenit

Lajme 05/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Afrim Avdaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për pozitën e drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Arsyeja e tërheqjes së tij nga gara, sipas Avdajt, ka të bëjë me “pazaret” në konkursin për këtë pozitë.

“Shëndetësia humbet kur pazaret fitojnë mbi profesionalizmin”, u shpreh kirurgu Avdaj.

Postimi i plotë i tij:

NJOFTIM

Të nderuar kolegë, punonjës të Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe qytetarë të Prizrenit,

Përkundër inkurajimit tuaj që të jem konkurrent dhe të rikthej Spitalin e Prizrenit në nivelin ku ishte – një spital që gjatë pandemisë u menaxhua si model në rajon dhe Evropë, bazuar në vlerësimin e ekipit të Institutit Robert Koch të Gjermanisë, si dhe të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfshirë ekipin e ekspertëve nga Lombardia e Italisë – ju falënderoj sinqerisht për inkurajimin dhe mbështetjen tuaj.

Gjatë kësaj periudhe, puna jonë u nderua edhe me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kukësit, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e spitalit tonë.

Gjatë drejtimit tim, Spitali Rajonal i Prizrenit u vlerësua si institucion model në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për performancë, duke përmbushur kriteret për akreditim ndërkombëtar dhe duke u konsideruar për t’u shndërruar në Qendrën e dytë Klinike Universitare në Kosovë.

Ky vlerësim u mbështet edhe në indikatorët e cilësisë, shërbimet e reja dhe projektet e inicuara gjatë kohës sonë, si:

• Shërbimi i Kardiologjisë Invazive,
• Spitali për Nëna dhe Fëmijë, Kirugji Vaskulare, Kirurgji Maksikofaciale, etj.
• Si dhe shumë projekte të tjera në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve tanë.

Megjithatë, me keqardhje ju njoftoj se tërhiqem dhe nuk do të jem pjesë e konkurrimit për Drejtor të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Unë mbetem gjithmonë i gatshëm të jem pranë qytetarëve të Prizrenit dhe stafit tonë, në çdo sfidë që e pret shëndetësinë tonë publike.

Shëndetësia humbet kur pazaret fitojnë mbi profesionalizmin.
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Afrim Avdaj, dr.sci
Kirurg – Endoskopist

Artikulli paraprakPirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
Artikulli i rradhës SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.