Një rast rëndë në minierën e Trepçës, i ndodhur më 4 gusht, ka ngritur shqetësime për transparencën dhe sigurinë në vendin e punës.
Një agjystator pësoi lëndime të rënda pasi shpërtheu goma e një mjeti të rëndë dhe e goditi, duke i shkaktuar fraktura në dorë dhe brinjë, si dhe plagë të mëdha në kokë. Ai aktualisht po trajtohet në QKUK.
Gazetari Shkumbin Kajtazi, në emisionin “Kosova Live”, publikoi detaje dhe fotografi ekskluzive për rastin, duke zbuluar se autoritetet e minierës dyshohet se kanë tentuar të fshehin incidentin. Sipas burimeve të tij, Policia nuk është lejuar të hyjë në vendin e ngjarjes, ndërsa Inspektorati për Miniera nuk është njoftuar fare për aksidentin.
Punëtorët, gjithashtu, raportohen të ndihen të frikësuar për të denoncuar rreziqet në punë, për shkak të pasigurisë së vendit të tyre të punës dhe mundësisë së largimit.




