Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të paktën 38 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gaza

Lajme 07/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin e Gazës teksa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara dhe në qendrat e drejtuara nga një kontraktor amerikan i mbështetur nga Izraeli, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se ka shtënë me armë në mënyrë paralajmëruese kur turmat e njerëzve i ishte afruar forcave të saj. Ndërkohë, 25 palestinezë të tjerë, përfshirë disa gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite, sipas spitaleve lokale në Gazë.

Ushtria deklaroi se objektivat e saj janë vetëm militantët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Vdekjet e fundit ndodhën në një kohë kur pritet që kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të njoftoi për veprime të mëtejshme ushtarake dhe mbase plane që Izraeli ta ripushtojë plotësisht Gazën.

Ekspertët thonë se ofensiva e vazhdueshme ushtarake dhe bllokada po e shtyjnë këtë territor prej rreth 2 milionë palestinezësh drejt urisë ekstreme. Një raport i ri i OKB-së thotë se vetëm 1.5% e tokës bujqësore të Gazës është e qasshme dhe e padëmtuar.

Një përshkallëzim tjetër i këtij konflikti, që nisi para 22 muajve, mund t’i rrezikojë jetët e panumërta të palestinezëve dhe rreth 20 pengjeve izraelite që mendohet se janë ende gjallë, si dhe do të haste në kundërshtime të ashpra ndërkombëtarisht dhe brenda vetë Izraelit.

Aleatët e Netanyahut nga koalicioni i ekstremit të djathtë prej kohësh kanë bërë thirrje për zgjerimin e luftës, si dhe për marrjen nën kontroll të Gazës, zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë dhe ndërtimin e vendbanimeve hebraike atje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur u pyet të martën nga një gazetar nëse mbështeste ripushtimin e Gazës, tha se nuk ishte në dijeni të këtij “sugjerimi”, por se “është në dorën e Izraelit”.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1 mijë e 200 njerëz, shumica civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 dhe morën peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera. Nga rreth 50 që mbeten ende në Gazë, besohet se rreth 20 janë ende gjallë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 61 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë apo civilë, por thotë se rreth gjysma ishin gra dhe fëmijë./REL/

Artikulli paraprakAnaliza e KDI: Mungesa e konstituimit të Kuvendit nuk është më thjesht një krizë politike pas-zgjedhore, por një çrregullim institucional serioz
Artikulli i rradhës Trajtimi me qeliza burimore përmes hundës ofron shpresë për të porsalindurit me dëmtime në tru

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.