Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga tymi i zjarreve: Kujdes për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Lajme 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas shpërthimit të disa zjarreve ditët e fundit në rajone të ndryshme të Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj ndotjes së ajrit të shkaktuar nga tymi i dendur.

Sipas IKSHPK-së, tymi që del nga këto zjarre përmban grimca të imta dhe gazra të dëmshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore – veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të zemrës apo mushkërive, transmeton Gazeta Shneta.

“Rreziku nuk qëndron vetëm te flakët, por edhe te ndotja që qëndron në ajër për orë apo ditë pas zjarrit”, thuhet në njoftimin e institutit, i cili ka shpërndarë disa këshilla për mbrojtje gjatë këtyre situatave.

Postimi i plotë:

Për shkak të zjarreve të fundit në disa rajone të Kosovës dhe tymit të dendur që ato kanë shkaktuar, kujtojmë disa këshilla të rëndësishme për mbrojtjen nga ajri i ndotur:

Si të mbrohemi nga ajri i ndotur nga zjarret 🔥

Gjatë ditëve të fundit zjarret në pyje dhe në hapësira të hapura kanë ndodhur shpesh edhe në vendin tonë. Përveç rrezikut nga vetë flakët, një rrezik i madh është tymi që lëshojnë këto zjarre, i cili ndot ajrin dhe dëmton shëndetin. Kjo është sidomos e rrezikshme për fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën apo mushkëritë.

Tymi përmban grimca shumë të vogla dhe gazra të dëmshme që mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, kollë, djegie të syve, si dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike.

IKSHPK ndan me ju disa këshilla të thjeshta që mund të ndihmojnë për t’u mbrojtur në situata të tilla.
🛑Çfarë të bëjmë kur ka tym nga zjarret?

1. Qëndroni brenda në shtëpi 🏠

• Mbani dritaret dhe dyert të mbyllura.
• Mundohuni ta mbani shtëpinë të freskët dhe të pastër.
• Mos dilni jashtë për vrapim ose punë fizike kur ajri është i ndotur.
• Nëse në shtëpi keni klimë (kondicioner ajri), vendoseni në opsionin “ri-qarkullim” që të mos thithni ajër nga jashtë.
• Nëse duhet të dilni jashtë – përdorni ndonjë lloj maske apo mbulese për të mbuluar mirë hundën dhe gojën.

2. Pastroni ajrin në shtëpi 🌬️

• Nëse keni pastrues ajri me filter në shtëpi, përdoreni.
• Mos ndizni qirinj apo mos piqni ushqim që krijon tym brenda shtëpisë.

3. Në veturë 🚗

• Mbani dritaret mbyllura dhe përdorni ajrimin në sistemin e ri-qarkullimit

4. Kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike 👶👴👵🫁❤️
• Kontrolloni nëse dikush ka kollë, frymëmarrje të rënduar apo ndjehet shumë i lodhur.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë jashtë kur ka tym.
• Nëse ndiheni keq, lajmërohuni menjëherë te mjeku!

Mos harroni pra, që edhe pasi zjarret të jenë fikur, tymi dhe grimcat e dëmshme qëndrojnë në ajër për orë apo ditë, prandaj kujdesi për shëndetin tuaj dhe të familjes mbetet i rëndësishëm!

Artikulli paraprakIHMK: Korriku 2025 thyen rekordet historike të temperaturave në Kosovë
Artikulli i rradhës Aksident mes disa veturave në Komoran, ka të lënduar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.