Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar 19 raste të reja me HIV/AIDS nga 1 janari deri më 31 korrik të vitit 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, prej këtyre rasteve, 16 janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe një rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it, transmeton Gazeta Shneta.
Që nga fillimi i regjistrimit në vitin 1986 e deri më 2025, në Kosovë janë evidentuar gjithsej 234 raste me HIV/AIDS, ndërsa 53 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Postimi i plotë:
📢 Rastet e HIV/AIDS në Kosovë, Janar–Korrik 2025
📅 01.01 – 31.07.2025
19 raste të reja me HIV/AIDS (16 raste të gjinisë mashkullore, 3 raste të gjinisë femërore)
⚠️ 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it
📊 1986–2025
– 234 raste gjithsej
– 53 vdekje si pasojë e AIDS-it
ℹ Çfarë duhet të dini?
HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit.
📌 Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e bartin virusin tek të tjerët.
🛡 Si bartet HIV?
– Marrëdhënie seksuale pa mbrojtje
– Përdorim i përbashkët i shiringave/gjilpërave
– Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose gjidhënies.
🚫 HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, ushqimit të përbashkët, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.
💡 Parandalimi:
– Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual
– Përdorni vetëm mjete sterile për injektim
– Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar (falas, anonim, konfidencial)
📍 Qendrat për testim gjenden në:
– Klinika Infektive QKUK
– Qendra e Studentëve UP, Prishtinë
– OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)
– CSGD Prishtinë.




