Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Lajme 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.

“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun në Qytetin e Gazës”, tha ai.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.

“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.

Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite ka thënë se synon marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara në territorin palestinez, ku ka shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës që nisi mbi 22 muaj më parë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./REL

Artikulli paraprakZjarret vdekjeprurëse shkaktojnë kaos në të gjithë Evropën, mijëra njerëz evakuohen
Artikulli i rradhës OBSH: Sëmundja e gjumit është eliminuar në Keni

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.