Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK e shpërbleu operatorin më të shtrenjtë: Policia po e heton tenderin 843 mijë eurosh

Lajme 18/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës është duke e hetuar tenderin e hemodializës, të cilin QKUK ia dha operatorit më të shtrenjtë.

Njësitet e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar tenderin e hemodializës për furnizim me shtretër dhe aparata të dializës, i cili kap vlerën prej 843,750 Euro. Kontrata i është dhënë kompanisë “Medi Health”, shkruan Gazeta Shneta.

Arsyeja për hetimet e këtij tenderi është se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Qendra Klinike Universitare, e ka shpërblyer operatorin më të shtrenjtë.

Në këtë tender kanë ofertuar edhe operator me çmime qindra mijëra euro më lirë. Ofertën më të lirë e ka pasur kompania “Medicom” me 584,505 Euro, ndërsa “Argo Med” me 684,774 Euro.

Hetimet për këtë tender i ka konfirmuar edhe ud.shefi i Prokurimit në QKUK Zenel Kuqi.

“Me kete aktivitet te prokurimit jane ka merren edhe organet e hetuesisë keshtu qe nuk e shoh të arsyeshme të jap më shumë komente në këtë fazë”, ka deklaruar Kuqi në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Sipas tij procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik.

“Para hapjes se ofertave kemi pranuar ankesë dhe e njejta eshte trajtuar nga Organi Shqyrtues I Prokurimit. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka konfirmuar se procedura eshte ne perputhje me Ligjin per Prokurimin Publik dhe Aktet nenligjore te tij  dhe ka vendosur në favor të Autoritetit Kontraktues. Ne baze te Kritereve për dhenie Kontrata I eshte dhene OE të përgjegjshëm me çmimin me të Lirë”, ka thënë Kuqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMot me riga shiu – temperaturat deri në 27°C
Artikulli i rradhës Prishtina tri herë më pak gjelbërim se standardi i OBSH-së

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.