Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur bilancin javor të punës, ku vetëm gjatë javës së kaluar janë kryer 63 operime.
Sipas njoftimit, gjatë të njëjtës periudhë janë realizuar gjithsej 3,615 vizita specialistike, ndërsa 271 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë.
Tutje ky instituicion shëndetësor ka njoftuar se mesatarisht gjatë një dite kanë qenë të shtrirë rreth 1,780 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Në laborator janë kryer 16,455 analiza për 1,912 pacientë, ndërsa në maternitet kanë ardhur në jetë 21 foshnje, prej të cilëve 12 djem dhe 9 vajza.
Gjithashtu, po në këtë periudhë kohore janë kryer dhe 290 dializa, 533 rëntgene, 321 ultra zëra, 140 CT, 22 mamografi, 7 ergometri, 13 kolonoskopi, 39 ehokardiografi, 18 gastroskopi dhe 175 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




