Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë, bëhet thirrje për masa urgjente

Lajme 24/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vajzë e vogël është sulmuar sot nga qentë endacakë në “Lagjen e Doktorëve” në Mitrovicë.

Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj, transmeton Gazeta Shneta

Kastrati ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin sulme të tilla, pasi më herët janë sulmuar edhe fëmijë të tjerë të familjes. Ajo ka shtuar se banorët e kësaj lagjeje tash e tre vite ndihen të pasigurt dhe se jeta e fëmijëve po rrezikohet çdo ditë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo i ka bërë thirrje Komunës së Mitrovicës dhe zyrtarëve komunalë që të ndërhyjnë urgjentisht për të zgjidhur problemin me qentë endacakë, duke theksuar se situata është bërë e padurueshme për banorët./Gazeta Shneta/

Postimi i plotë:

📢Ooo nan, po du me jetu n’vend tjeter… 💔💔💔

Ne lagjen e doktoreve tash e tri vjet na nuk po jetojme, por po mbijetojme. Per shume arsye, po sot prej zemres t’plast po koncentrohna veq n’njanen: qe tash e tri vjet, si lagje po hekim e po na rrezikohet jeta e mireqenia e femive tane cdo dite. Qent endacak…‼️

ma shume se cdo sen tjeter, cdo 2-3 min n’lagje i nin zanin e trisht te femive, e te grave tu bertite, edhe cdo moment pret ke do sulmojne e kujt iu flugen tash.
Veq prej familjes teme, e kane sulmu djalin e motres tu ardh te une, ku banon ma pak se 50 metra larg shpise teme. E kane sulmu 2-3 here Thurejen (vajzen e madhe) e sot taksiratin e pati Henna (vajza e vogel) tu shku te tezja.

Henna sot, n’pike te dites n’ora 13:20, tu shku te tezja vetem (qe asht afer nesh 50 metra), e sulmuen qent. Une krejt skenen e pash prej dritares se banjos, masi e niva zanin e trisht te qikes tu bertite. Kur dola me vrap poshte me i ndjek qent e me i gju me gure, Henna, n’krejt sikletin e vet, tu u dridh e tu kajt me denese m’tha: Le nana, le mos i gju se mos i myt, se vine ata njerzit me i marre (qika ju referojke “atyne njerzve” qe na i presim tash e tre vjet – dmth aloooo Komuna e Mitrovicës).

N’ato momente, mundeni me paramendu gjendjen e nje nane… s’din a ma shume u çart qeni, a nana per krejt rrezultatin.

I thash: Hajt zemer, se kena me rregullu na kete pune, i hek nana qent.
Qysh?- tha ajo…
I thash: E boj nje zgjedhje.
Tha: Nan, mas mirti hajde e nderrojme vendin… Vallahin nana, une po du me jetu n’vend tjeter. Mos me u tut gjithe kur shkoj n’shkoll, kur shkoj te tezja, kur shkoj me ble akullore… une gjithe po tutna po dridhna tu ece😩😩😭😭

Hejjj, o ju zyrtare te Komuna e Mitrovicës, a po ju zen gjumi naten kur e dini qe femijet tane as nate as dite s’jan te sigurt prej qenve? A po boheni rahat kur pi ushqeni femijet e juaj me pagat e taksave qe na banoret e Mitrovices (qe po na tuten femija) po i paguajme? A po mendoni najhere, kur jeni ule n’ato karriga, qe neve – qytetareve te thjeshte qe ju votojme – s’na interesojne problemet as aryjet e juja me tendera e ankesa, por na intereson zgjidhja qe e boni ose nuk e boni, se ajo e percakton edhe voten tone edhe besimin tone.

Edhe per fund… a po ndini naj pike doze te fajit kur femit tane po dojme me ike prej ketij vendi?

Bedri Hamza
@Arian Tahiri
@Gezim Plakolli
Faton Peci
@Qazim Nimani

Artikulli paraprakDy të therur me thikë në Prishtinë
Artikulli i rradhës Vdes një 31 vjeçar në Prishtinë, dyshohet se e zuri trungi i një peme

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.