Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

GLPS: Konsultimet buxhetore për shëndetësinë në nivelin më të ulët të mundshëm

Lajme 26/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Ministria e Shëndetësisë publikon raporte buxhetore, porse nuk paraqet shumë detaje”, tha Agron Demi, autor i analizës “Fondet publike, shëndeti publik: Analiza e transparencës së buxhetit të shëndetësisë në Kosovë”, në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shënuar progres sa u përket publikimeve të raporteve buxhetore. Nga niveli qendror jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, por as ministritë e tjera nuk e zbatojnë diskutimin me publikun. Kosova nuk qëndron mirë sa i përket mbikëqyrjes parlamentare dhe asaj të auditimit për fondet publike në sektorin e shëndetësisë. Prej 100 pikëve maksimale, Kosova ka marrë 53 pikë sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni i tij përkatës për Shëndetësi kanë autoritetin ligjor për të mbikëqyrur se si shpenzohen fondet publike në sektorin e shëndetësisë”, tha Demi.

Në këtë tryezë u vu në dukje se Kosova qëndron keq e renditur në krahasim me vendet tjera në sektorin e konsultimeve buxhetore me publikun. Bazuar në një pilot projekt të zbatuar nga Instituti GAP në vitin 2023, sa i përket ku gjendet Kosova anketën e transparencës buxhetore, del se vendi ynë ka marrë vetëm 9 pikë nga 100 të mundshme.

Po ashtu u vlerësua se se në Kosovë procesi i konsultimeve buxhetore me publikun dhe organizatat joqeveritare e mediat është në nivelin më të ulët të mundshëm.

Ndërsa, drejtori financiar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Enver Gashi tha se për keqpërdorimin e fondeve nuk mund të thotë se ka pasur apo jo, pasi me këtë pjesë merren organet kompetente.

“Në nivel qendror nuk ekziston mundësia e diskutimit me publikun për buxhetin në mënyrë direkte. Në takimet e bordit kur diskutohet për buxhetin marrin pjesë shoqëria civile dhe gazetarët”, tha Gashi. /EO

Artikulli paraprakAspekte të rëndësishme të kujdesit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Pse testi mund të dalë pozitiv pa qenë shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.