Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sot janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në gjithë vendin.
Sipas AME-së, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 47 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apelon tek qytetarët për kujdes maksimal dhe u bën thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
“Çdo rast i zjarrvënies së qëllimshme duhet të denoncohet pranë organeve ligjzbatuese dhe të raportohet në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftimin e AME-së.




