Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë bërë disa emërime dhe ndryshime në emrat e drejtuesve të klinikave.
Në Klinikën e Endokrinologjisë Dr. Merita Emini-Sadiku do të vazhdojë në pozitën e ud.drejtoreshës, sikurse edhe Avni Kryeziu në Klinikën e Reumatologjisë, ka mësuar Gazeta Shneta.
Ndërkaq ndryshimi është bërë në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim ku ud. është emëruar Dr. Bajram Ademi. Kjo klinikë deri më tani është udhëhequr nga ish-drejtoresha Valbona Krasniqi.
Emri i drejtorit është ndryshuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë ku është emëruar ud. Dr. Besim Morina. /Gazeta Shneta/




