Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 2 mijë viktima nga tërmetet në Afganistan, OKB paralajmëron krizë humanitare

Lajme 04/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe këtë të enjte kanë vijuar kërkimet nga ekipet e shpëtimit në rrënoja e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Afganistanin.

Deri më tani sipas autoriteteve vendase numri i viktimave ka shkuar në të paktën 2 mijë e 205 dhe mbi 3 mijë e 640 janë të plagosur.

Tërmeti i parë, me magnitudë 6 ballë, u regjistrua të dielën në një thellësi vetëm 10 kilometra, duke shkaktuar dëme masive në provincat Kunar dhe Nangarhar.

Të martën një tjetër goditje, 5.5 ballë, ndaloi përpjekjet e shpëtimit, duke shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe duke bllokuar rrugët drejt fshatrave të izoluara.

Mbi 6,700 shtëpi janë shembur plotësisht, ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë njerëz ndodhen ende nën rrënoja.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se nevojat humanitare janë “të mëdha dhe në rritje të shpejtë”, duke vlerësuar se deri në 84 mijë persona janë prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga fatkeqësia.

Në disa fshatra të provincës Kunar, sipas organizatës bamirëse Islamic Relief Ëorldëide, dy nga tre banorë janë vrarë ose plagosur, ndërsa 98% e ndërtesave janë shkatërruar ose dëmtuar.

Shumë kamionë të mbushur me ndihma ushqimore, vullnetarë dhe ushtarë kanë mbërritur në zonat e tërmetit, po ashtu helikopterët hodhën nga ajri forca komando në vendet ku ishte e pamundur të uleshin.

Afganistani është i prirur ndaj tërmeteve shkatërrimtare, pasi ndodhet në zonën malore të Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike. Shtëpitë e ndërtuara kryesisht me gurë dhe dru nuk ofrojnë siguri, ndërsa pasgoditjet e vazhdueshme i kanë detyruar banorët të qëndrojnë në ambiente të hapura.

Kriza vjen në një vend me 42 milionë banorë të rrënuar nga lufta, varfëria dhe izolimi ndërkombëtar. Sipas OKB-së, kushtet e motit të ashpër dhe mungesa e fondeve e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e situatës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka evidentuar një boshllëk prej 3 milionë dollarësh për furnizime mjekësore dhe pajisje emergjente, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se ka rezerva vetëm për katër javë ndihma.

Shkurtimet në fondet e ndihmës ndërkombëtare të miratuara nga presidenti amerikan Donald Trump, si dhe politikat kufizuese të talebanëve ndaj grave dhe punonjësve humanitarë, e kanë thelluar më tej izolimin e Afganistanit./tvklan.al/

Artikulli paraprakShkon në 17 numri i viktimave në Lisbonë
Artikulli i rradhës Alternativat artificiale të sheqerit mund ta bëjnë trurin tuaj të plaket më shpejt, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.