Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB po shqyrton planin e rindërtimit të Gazës

Lajme 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një plan i mundshëm për rindërtimin e Gazës, i mbështetur nga OKB-ja dhe duke përfshirë një qeveri teknokratike njëvjeçare, forcë ndërkombëtare stabilizimi, çarmatimin e Hamasit dhe refuzimin e dëbimit masiv të palestinezëve, po diskutohet me Shtetet e Bashkuara për të shmangur një debat të ashpër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi njohjen simbolike të Palestinës si shtet.

Shumë shpejt pritet që Britania, së bashku me Francën, Kanadanë, Belgjikën dhe Maltën, të njohin shtetin e Palestinës gjatë një konference të OKB-së më 22 shtator, që do të mbahet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme, në javën kur liderët botërorë do të mbajnë fjalime të rëndësishme, shkruan Guardian.

Britania kishte sugjeruar më parë se mund të mos e njihte Palestinën nëse Izraeli dhe Hamasi do të arrinin një armëpushim, por qeveria izraelite ka refuzuar kategorikisht çdo armëpushim dhe ka njoftuar planet për të kapur qytetin e Gazës.

Sekretari britanik i jashtëm, David Lammy, gjatë një vizite në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, tha se fokusi është transformimi i çdo armëpushimi në një paqe të qëndrueshme, përmes mekanizmave monitorimi, çarmatimit të Hamasit dhe një kornize të re qeverisjeje për Gazën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka prezantuar një vizion të plotë për Gazën pas luftës, por ka folur gjithnjë e më shumë për një prani të përhershme izraelite në Gaza dhe për aneksimin e Bregut Perëndimor. Planet për rindërtimin e Gazës me mbështetje të OKB-së po diskutohet edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili ka paralajmëruar se kërcënimi izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor është një reagim i parashikueshëm ndaj njohjes evropiane të Palestinës.

Pritet që Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të vizitojë Londrën para konferencës së OKB-së. SHBA-ja ka njoftuar se nuk do të japë viza për Abbas dhe delegacionin palestinez, një vendim që po kundërshtohet nga vendet evropiane, të cilat argumentojnë se një PA e reformuar është e domosdoshme për armëpushimin dhe qeverisjen e ardhshme të Palestinës.

Dy çështjet më kontraverse mbeten çarmatimi i Hamasit dhe mundësia që kandidatët me lidhje të mëparshme me Hamasin ose terrorizmin të marrin pjesë në zgjedhjet për presidencën dhe parlamentin palestinez.

Dr. Husam Zomlot, përfaqësuesi i Palestinës në Britani, deklaroi se Autoriteti Palestinez synon të mbajë zgjedhje në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, brenda një viti nga armëpushimi. Në këtë periudhë, një qeveri teknokratike do të udhëheqë Palestinën./TCH/

Artikulli paraprakTirana, Elbasani dhe Korça me ajrin më të ndotur
Artikulli i rradhës Studimi i NASA-s zbulon se udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen biologjike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.