Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton qytetarët se për shkak të punimeve të renovimit në hapësirat e Emergjencës, hyrja kryesore për pacientët do të ndryshojë përkohësisht nga data 9 shtator 2025.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, hyrja e re do të jetë në pjesën e pasme të Emergjencës, sipas shënimeve dhe fotove të bashkangjitura nga spitali.
Pacientët dhe vizitorët e spitalit udhëzohen të ndjekin shenjat orientuese të vendosura në oborr për të siguruar qasje të sigurt dhe të shpejtë në shërbimet emergjente. /Gazeta Shneta/




