Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se analizat e fundit laboratorike kanë zbuluar përqendrime të rritura të manganit në ujin e pijshëm që furnizohet nga Liqeni i Badocit.
“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon që qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri”, thuhet në deklaratën e institutit, transmeton Gazeta Shneta.
IKSHPK ka theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në baza të rregullta, derisa të sigurohet kthimi në nivele të pranueshme të përqendrimit të manganit.
Për detaje lidhur me zonat e prekura, oraret e furnizimit me ujë të pijshëm përmes autobotëve dhe rrugët që mbulohen, qytetarët këshillohen të përcjellin komunikatat e rregullta nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’.
Postimi i plotë:
08 shtator 2025
Përditësim lidhur me praninë e manganit në ujin e pijshëm nga liqeni i Badocit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është duke vazhduar monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije.
Analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 për” Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”, dhe gjithashtu tejkalojnë standardin shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndet.
Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
Për zonat me emrat e rrugëve dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet, ju lutem përcjellni komunikatat nga KRU ‘Prishtina’.
Ažuriranje u vezi sa prisustvom mangana u vodi za piće iz jezera Badovac.
Nacionalni Institut za Javno Zdravlje Kosova (NIJZK) nastavlja da prati kvalitet vode za piće.
Laboratorijske analize sprovedene poslednjih dana rezultirale su vrednostima mangana koje prelaze dozvoljenu granicu koncentracije mangana od 0,05 mg/l prema Administrativnom uputstvu br. 10/2021- „Kvalitetu vode za ljudsku upotrebu“, i takođe prelaze zdravstveni standard od 0,3-0,4 mg/l iznad kojeg se smatra da može imati uticaj na zdravlje.
Radi zaštite zdravlja stanovništva, NIJZK apeluje na građane koji se snabdevaju vodom iz jezera Badovac da ne koriste vodu za piće do daljnjeg obaveštenja.
Za područja sa nazivima ulica i rasporedom snabdevanja vodom za piće iz autocisterne, molimo vas pratite obaveštenja od RKV „Priština“.




