Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë një ngjarjeje në Utah, raporton CNN.
“Charlie Kirk, i madhi dhe legjendari ka vdekur”, shkroi Trump.
“Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”, tha presidenti amerikan.
Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), u qëllua me armë gjatë një aktiviteti që po zhvillohej në Utah.




