Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Evropë: Progresi në luftën kundër sëmundjeve kronike ka ngecur, zbulon raporti i ri

Lajme 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekjet nga sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe problemet neurologjike kanë rënë në pjesën më të madhe të botës – por progresi ka ngecur vitet e fundit, sipas një analize të re globale.

Studiues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Imperial College London dhe institucione të tjera vlerësuan rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kronike në 185 vende dhe territore, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ata zbuluan se vdekshmëria nga sëmundjet kronike ra në rreth 80% të vendeve gjatë viteve 2010 – por përmirësimet ishin shumë më të ngadalta se një dekadë më parë, veçanërisht në vendet e pasura të Evropës, Amerikës së Veriut, Azisë dhe rajonit të Paqësorit.

Në nivel global, barra e sëmundjeve kronike “mbetet tejet e lartë dhe e papranueshme”, tha Leanne Riley, një nga autorët e studimit dhe drejtuese e njësisë së survejimit, monitorimit dhe raportimit në OBSH.

Mes vendeve të zhvilluara, Gjermania rezultoi ndër më të dobëtat, duke shënuar rënie shumë të vogël të vdekjeve nga sëmundjet kronike gjatë viteve 2010.

Në të kundërt, tre vendet nordike – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia – patën disa nga përmirësimet më të mëdha mes vendeve të pasura perëndimore.

Studiuesit e quajtën Danmarkën “pikë referimi” për Perëndimin në uljen e vdekjeve nga sëmundjet kronike.

Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në përgjithësi panë përmirësime gjatë viteve 2010, me Moldavinë që shënoi rënien më të madhe të rrezikut nga sëmundjet kronike.

Në Rusi dhe disa vende të tjera të rajonit, politikat për kontrollin e konsumit të alkoolit kanë luajtur një rol të rëndësishëm, thanë studiuesit.

Studimi u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, në prag të një takimi të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, i cili do të fokusohet tek sëmundjet kronike.

Majid Ezzati, një nga autorët e studimit dhe profesor në Imperial College London, theksoi politikat për kontrollin e duhanit dhe alkoolit, qasjen në medikamente për diabetin, ekzaminimet për kancer dhe trajtimet për infarkt si prioritetet kryesore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNgjarja bamirëse ‘Let’s Dance’ rikthehet në Prishtinë më 23 shtator për të mbledhur fonde për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Artikulli i rradhës Si t’i ndihmoni fëmijës suaj me alergjitë në fillim të vitit shkollor

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.