Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë realizuar 14 operime me sukses.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 6 lindje, prej të cilave 5 vajza dhe 1 djalë, ndërsa mbi 440 pacientë kanë përfituar nga vizitat specialistike, raporton Spitali i Pejës shkruan Gazeta Shneta.
Po ashtu, sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor 44 qytetarë janë pranuar për trajtim, duke e çuar në 227 numrin e pacientëve të shtrirë aktualisht.
Në këtë periudhë janë kryer mbi 3,200 analiza laboratorike, dhjetëra ekzaminime me rëntgen, ultra zë, CT dhe MRI, si dhe 30 dializa.
Spitali raportoi gjithashtu edhe dhjetëra shërbime fiziatrike për pacientët që kanë pasur nevojë për rehabilitim./Gazeta Shneta/




