Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve: 58 mjekë kanë kërkuar certifikata për punësim jashtë vendit në vitin 2025

Lajme 14/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti 58 mjekë janë pajisur me certifikatën mbi të kaluarën etike dhe profesionale, dokument i cili shërben si bazë për punësim jashtë vendit.

‘Gjatë vitit 2025 janë 58 mjekë që janë pajisur me certifikatën mbi të kaluarën etike dhe Profesionale’’, thuhet në përgjigjen e Odës për Front Online.

Ky indikator, sipas Odës, është një prej matësve më të qartë të largimit të mjekëve nga Kosova.

Për të kuptuar më mirë arsyet e këtij fenomeni, Oda ka shpërndarë një pyetësor anonim për mjekët që kanë tërhequr certifikatën, ku ishin të paracaktuara katër arsye kryesore, me mundësi për komente shtesë.

Nga analiza e përgjigjeve të mjekëve, kanë rezultuar këto arsye kryesore të tërheqjes së certifikatës: Mungesa e punësimit ,e përmendur nga -58% e mjekëve ,Shkollimi specialistik jo kualitativ – 45%Kushtet e papërshtatshme të punës – 41%Paga e ulët – 37% , Ndërkaq, 6% e mjekëve kanë deklaruar se po e tërheqin certifikatën për arsye personale, pa specifikuar ndonjë nga arsyet e mësipërme

‘’Oda e Mjekëve të Kosovës ka përpiluar një pyetësor që u është shpërndarë anëtarëve të cilët kanë tërhequr certifikatën mbi të kaluarën etike dhe profesionale. Pyetësori është plotësuar në mënyrë anonime dhe ka përfshirë katër arsye të paracaktuara, me mundësi për të shtuar komente apo arsye të tjera shtesë. Anëtarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin një ose më shumë prej tyre.

Sipas analizës së përgjigjeve të pranuara nga mjekët, si arsyet kryesore të tërheqjes së certifikatës kanë zgjedhur:

Mungesa e punësimit – 58% mjekëve

Shkollimi specialistik jo kualitativ – 45% mjekëve

Kushtet e papërshtatshme të punës – 41% mjekëve

Paga e ulët – 37% mjekëve

Gjithashtu, 6% e mjekëve nuk kanë zgjedhur asnjërën nga arsyet e mësipërme, por kanë deklaruar se po e marrin certifikatën për arsye personale’’, deklaruan nga Oda e Mjekëve.

 Kryesidikalistja e Shëndetësisë: Mjekët punojnë në kushte të rënda, pagat e ulëta po i shtyjnë drejt migrimit

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, në një prononcim për FrontOnline ka folur për gjendjen  e mjekëve në vend, duke thënë se ata po punojnë në kushte të rënda e me mungesë resursesh, ndërkohë që pagat mbeten shumë të ulëta krahasuar me përgjegjësitë që mbajnë çdo ditë.

‘’Gjendja e mjekëve në vendin tonë është e rënduar dhe mjaft shqetësuese. Mjekët tanë punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira ,me mungesë të resurseve njerëzore dhe materiale ,me ngarkesa të mëdha orare dhe me paga që nuk janë aspak në përputhje me përgjegjësitë dhe sakrificat që bartin çdo ditë’’, tha Imeri për FrontOnline.

Ajo thotë  se si pasojë e kësaj situate, fenomeni i migrimit të mjekëve po merr përmasa shqetësuese, duke paraqitur rrezik serioz për të ardhmen e sistemit shëndetësor.

‘’Kjo gjendje, për fat të keq, ka ndikuar edhe në motivimin e tyre duke shtuar fenomenin e migrimit të mjekëve drejt vendeve tjera kjo situatë paraqet një rrezik serioz për sistemin shëndetësor të Kosovës’’, u shpreh Imeri.

Megjithatë, Imeri theksoi se mjekët vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, duke mbajtur gjallë shërbimin shëndetësor publik.

Ajo kërkoi nga institucionet masa urgjente për: përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave, krijimin e politikave që garantojnë dinjitet dhe siguri për mjekët.

‘’Megjithatë, pavarësisht sfidave mjekët tanë tregojnë profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, duke mbajtur gjallë shërbimin shëndetësor publik. Federata Sindikale e Shëndetësisë kërkon nga institucionet përgjegjëse që urgjentisht të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe krijimin e politikave që sigurojnë dinjitet dhe siguri në profesionin mjekësor. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë një shëndetësi funksionale dhe në shërbim të qytetarëve’’, përfundoi Imeri.

Artikulli paraprakMbahet për herë të parë në Kosovë provimi për Diplomën Evropiane në Anesteziologji dhe Mjekim Intensiv
Artikulli i rradhës “Race for the Cure Prishtina 2025” në funksion të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.