Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se Dr. Salih Bytyçi, mjek i specializuar në Mjekësi të Punës, është ndarë nga jeta.
Dr. Bytyçi për vite me rradhë ka shërbyer qytetarët e Suharekës, duke kontribuar në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit, shkruan Gazeta Shneta.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij për humbjen e madhe./Gazeta Shneta/



