Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Obertinca për Naim Murselin: Truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe

Lajme 22/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ka dëshmuar edhe eksperti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Bujar Obertinca. Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë lidhur me gjendjen mendore të të akuzuarit Naim Murseli, derisa ka treguar edhe për një aksident që kishte pasë ai me motoçikletë, raporton Ekonomia Online.

“E tërë kjo do të thotë që i njëjti gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij, nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, u përgjigj ai.

Më tej, Obertinca ka treguar se gjatë ekzaminimit Murseli ka përmendur një aksident me motoçikletë që kishte ndodhur më herët, për të cilin ai kishte marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës, gjë e konfirmuar edhe nga babai i të ekzaminuarit.

“I ekzaminuara na ka treguar që ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe na ka treguar që ka qenë i trajtuar në spitalin e Mitrovicës, e dhënë kjo që është konfirmuar edhe nga babai i të ekzaminuarit, ndërsa sa i përket pasojave nga ky aksident ato janë përjashtuar me anë të ekzaminimit radiologjik, CT ose tomografisë… ku nuk është përmendur ndonjë dëmtim i indit trunor, respektivisht ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturë, që do të thotë që truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, tha ai.

Artikulli paraprakMSh nënshkruan kontratë afër gjysmë milioni euro për asgjësimin e 150 mijë kg barna
Artikulli i rradhës Cyrih: Mijëra njerëz protestuan kundër abortit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.