Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacionet e rralla në Gjinekologji tek pacientet pa mitër dhe vaginë, nga Prof. Dr. Alban Neziri

Lajme 23/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prof. Dr. Alban Neziri, gjinekologu shqiptar nga Zvicra, i ka mundësuar realizimin për herë të parë të dy operacioneve të rralla tek pacientet me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH).

Operacionet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e klinikës, Dr. Zef Ndreaj, dhe stafin profesional të KOGj-së.

Pacientet e operuara kanë aplazi apo mungesë të mitrës dhe të vaginës, të diagnostikuara me Sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), një anomali kongjenitale e organeve gjenitale që karakterizohet nga moszhvillimin e mitrës dhe vaginës gjatë fazës embrionale.

Operacioni u realizua me krijimin e një neovagine sipas metodës Ëharton-Sheares-George, një teknikë e specializuar që ofron mundësinë për përmirësimin e cilësisë së jetës tek pacientet.

Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore në vend dhe hap perspektiva për trajtime të mëtejshme në qendra evropiane të  specializuara, përfshirë mundësinë e transplantimit të mitrës në të ardhmen.

Prof. Dr. Alban Y. Neziri, me rastin e realizimit të këtyre operacioneve, deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm për shëndetësinë kosovare.

“Ky është një hap i rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë. Jam i nderuar që së bashku me kolegët e QKUK-së, dhe veçanërisht me bashkëpunimin e ngushtë të drejtorit të klinikës, Dr. Zef Ndreaj, patëm mundësinë të realizojmë me sukses këto ndërhyrje të ndërlikuara tek pacientet, të cilat u japin atyre një perspektivë të re për jetën dhe shëndetin e tyre. Ky sukses tregon se me bashkëpunim dhe përkushtim profesional mund të arrijmë standarde të reja në mjekësinë tonë”, ka thënë Neziri.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka thënë se këto dy operacione janë shembull se si mund të arrihet kur bashkohen përvojat e mjekëve.

“Operacionet u zhvilluan me sukses, duke shërbyer si shembull se sa shumë mund të arrihet kur bashkohen përvoja dhe dëshira për të ndihmuar pacientët tanë. Në emër të klinikës, falënderoj Dr. Alban Neziri për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në të ardhmen të mirëpresim bashkëpunime të tilla me mjekë shqiptarë nga diaspora, gjithmonë për interesin më të mirë të pacientëve tanë”, ka deklaruar Ndrejaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim
Artikulli i rradhës Mjekët në SHBA së shpejti do të këshillohen të mos përshkruajnë paracetamol për gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.