Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKShPK: Pavarësisht uljes së nivelit të manganit, uji në Badoc është ende i pa sigurt për pije

Lajme 23/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka ulje të nivelit të manganit në Badoc.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ky institut ka thënë se uji i Badocit është ende i pasigurt për pije.

“Gjatë javës së fundit, bazuar në matjet e kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të vlerave të manganit. Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut”.

“Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L. Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije”, thuhet tutje në njoftimin e IKShPK-së.

Postimi i plotë:

Përditësim – Komunikatë për vlerat e manganit në ujin e pijshëm (ZF–PR03)

Gjatë javës së fundit, bazuar në matjet e kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të vlerave të manganit.

Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut. Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L.

Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm dhe për çdo zhvillim të ri do të njoftojë qytetarët në kohë.

 

Artikulli paraprakItalia nis fushatën e përditësuar të vaksinimit kundër COVID-19, pas rritjes së rasteve të variantit Omicron
Artikulli i rradhës Temperaturat ende verore, të mërkurën kryesisht me diell

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.