Është arritur marrëveshja që teknikët e radiologjisë të punojnë me orar të shkurtuar, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të natyrës së punës së tyre.
Kështu ka njoftuar Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës, pas një takimi ku morën pjesë Kryetari i Shoqatës, Mustafë Buzoku, Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi, dhe përfaqësuesi i zyrës ligjore, Hasan Ajeti, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë takim u diskutua dhe u dakordua që teknikët e radiologjisë të punojnë me orar të shkurtuar, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet natyra e punës së tyre.
“Pritet që ShSKUK së shpejti të dalë me një njoftim zyrtar mbi këtë vendim.” thuhet në njoftimin e Shoqatës./Gazeta Shneta/



