Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Programi 28 miliardë dollarësh i drekave falas në Indonezi, 1,000 fëmijë të helmuar vetëm këtë javë

Lajme 25/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 1,000 fëmijë janë helmuar këtë javë në Indonezi si pasojë e ushqimit të ofruar në kuadër të programit të drekës falas në shkolla, një nismë e Presidentit Prabowo Subianto.

Autoritetet kanë raportuar se vetëm mes të hënës dhe të mërkurës janë regjistruar 1.074 raste helmimi, sipas Qendrës Shëndetësore të Komunitetit Cipongkor në provincën Java Perëndimore.

Ky është incidenti më i fundit në një seri shpërthimesh helmimi që kanë përfshirë më herët mbi 800 nxënës, me simptoma që përfshijnë dhimbje stomaku, marramendje dhe të përziera.

Programi, i cili synon të ofrojë dreka falas për 80 milionë nxënës në të gjithë vendin, ka një buxhet prej 28 miliardë dollarësh dhe është ndër më të kushtueshmit në botë, program i promovuar si një mjet për të luftuar kequshqyerjen dhe pengesat në rritje tek fëmijët.

Ushqimet e shërbyera përfshinin pulë me salcë soje, perime dhe fruta, ndërsa më herët, helmimi është lidhur me përdorimin e përbërësve të skaduar, përfshirë salcën apo peshkun e kontaminuar.

Agjencia Kombëtare e Ushqyerjes ka pezulluar përkohësisht operimin e Njësisë së Shërbimit të Përmbushjes së Ushqimit (SPPG) në zonën e prekur, ndërsa autoritetet lokale e kanë shpallur situatën si një “ngjarje të jashtëzakonshme” për të mundësuar një ndërhyrje më efikase.

Organizatat e shoqërisë civile po kërkojnë pezullimin e përkohshëm të programit për të bërë një vlerësim të plotë të sigurisë ushqimore, ku disa propozime përfshijnë shpërndarjen e fondeve drejtpërdrejt te prindërit, ide që është refuzuar deri tani nga autoritetet.

Ndërkohë që qeveria ka deklaruar se nuk ka plane për ta ndalur programin, ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet e korrupsionit dhe keqmenaxhimit, duke pasur parasysh përmasat e mëdha të buxhetit të ndarë për këtë skemë./TCH

Artikulli paraprakSulmet izraelite vrasin mbi 80 njerëz në Gaza
Artikulli i rradhës Humbja e nuhatjes mund të zgjasë për vite me radhë pas COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.