Një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë ka vdekur pas një aksidenti gjatë orarit të punës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Reporteri.net se i lënduari me inicialet M.D. dyshohet të ketë pësuar dëmtime nga një pjesë metalike e një vinçi.
Ai u transportua me urgjencë nga QKMF Suharekë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar konfirmoi se kishte mbërritur pa shenja jete.
“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi. I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.”, tha ai.




