Ngjarja e rëndë që i mori jetën Eldion Kelmendit, tronditi të gjithë. Përveç viktimës, në aksident ka mbetur i plagosur edhe një mik i tij, i cili ndodhej si pasagjer.
Emisioni “Kosova Live” në T7 ka kontaktuar Spitalin e Pergjithshëm të Pejës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të plagosurit. Në një gjërgjigje me shkrim, nga ky institucion kané deklaruar:
“Një pacient pas një aksidenti është duke u trajtuar në Spitalin e Pergjithshëm në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Për shkak të respektimit të privatësisë së pacientit, nuk mund të japim më shumë detaje, mirëpo gjendja e tij aktualisht është stabile”.



