Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për nëntë muaj të këtij viti rreth 330 raste të reja me kancer të gjirit

Lajme 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i rasteve të reja me kancer të gjirit në periudhën janar- shtator të këtij viti, rreth 330, është numër i përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në intervistë për Ekonomia Online, vlerësoi se Kosova shënoi për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit, duke e quajtur zhvillim pozitiv.

“Këtë vit në Kosovë, në nëntëmujorin e parë 2025, ne kemi regjistruar në regjistrin klinik të kancerit rreth 330 femra me kancer të gjirit, që është numër i njëjtë përafërsisht me vitin 2024. Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos jetë më i lartë sesa që ishte në vitin 2024. Me këto shifra, Kosova shënon për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky trend të mbahet dhe ,normalisht, së fundi të mund të diagnostikohen sa më herët, në mënyrë që format e hershme të sëmundjes të jenë suksesi i mjekimit më të madh”, tha Kurtishi.

Ai tek flet për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm bën thirrje për më shumë vetëdijesim dhe kontrolle të rregullta, sidomos mamografi një herë në vit.

Ai vë në dukje se grupmosha më e prekur mbetet 50–60 vjeç, por vërehet një rritje e rasteve edhe te moshat nën 50 vjeç.

“Për sëmundjet malinje ka një vetëdijesim më të mirë, por në përgjithësi duhet të bëhet edhe më shumë, në mënyrë që sëmundjet të diagnostikohen mbi 50–60 për qind në stadin e parë dhe të dytë që trajtimi të jetë më i lehtë, më pak i kushtueshëm dhe më efikas. Grupmoshat e atakuara me këtë sëmundje malinje janë dhe mbesin në Kosovë mosha 50–60 vjeç, por ajo që është problematikë në rritje janë grupmoshat e reja dhe grupmoshat e personave nën 50 vjeç, që vitet e fundit kanë një tendencë në rritje, por si diagnostifikim numër më të madh të personave nën moshën 50-vjeçare në krahasim me vitet paraprake. Por, është trend në gjithë botën, edhe në Kosovë dhe kjo nuk e rrit numrin total të të sëmurëve, por rrit numrin e pacientëve të rinj, të cilët nga viti në vit kanë tendencë në rritje”, tha ai.

Simptomat e sëmundjes zakonisht shfaqen në faza të avancuara dhe përfshijnë ndryshime në ngjyrë, formë apo madhësi të gjirit, rrjedhje nga gjiri, dhimbje apo inflamacion.

“Simptomat paraqiten zakonisht kur sëmundja merr hov dhe për këtë arsye rekomandohet të bëhen ekzaminime, mamografi një herë në vit në mënyrë që sëmundja të diagnostikohet pa pasur shenja. Kur paraqiten shenjat, ato tregojnë që sëmundja është aty dhe ka tendencë të avancimit dhe ndër to shenjat janë: një ndryshim i ngjyrës së gjirit, formës së gjirit, madhësisë, rrjedhje sekrecionesh, tërheqja e majës së gjirit, inflamacioni i gjirit dhe skuqja. Por, edhe dhimbja e gjirit mund të jetë shenjë që sëmundja është prezente dhe është e avancuar”, tha drejtori Kurtishi.

Nga sot do të fillojë zyrtarisht fushata e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Kosovë, si pjesë e muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Dita Botërore e të Moshuarve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.