Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 69 të vrarë nga tërmeti i fuqishëm në Filipine, apel për ndihma urgjente

Lajme 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Filipinet qendrore mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar të paktën 69 viktima dhe plagosur shumë të tjerë.

Qeveria ka nisur përpjekjet për kërkimin e të mbijetuarve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me rreth 90,000 banorë, janë regjistruar të paktën 14 viktima, ndërsa spitali lokal është mbingarkuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Në San Remigio, pranë Bogo-s, 5 persona humbën jetën pasi muret u shembën gjatë tentativës për t’u larguar nga zonat e rrezikuara, sipas kryetarit të bashkisë, Alfie Reynes.

Ai bëri thirrje për ndihma me ushqim, ujë dhe pajisje kërkim-shpëtimi, pasi sistemi i ujësjellësit u dëmtua nga lëkundjet.

Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë lëshoi një paralajmërim për cunami dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë larg vijave bregdetare.

Tërmeti ndodhi vetëm pak ditë pas kalimit të dy stuhive të forta, Bualoi dhe Ragasa.

Filipinet janë një nga vendet më të rrezikuara në botë nga fatkeqësitë natyrore, për shkak të vendndodhjes së tyre në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

Artikulli paraprakRënie drastike e temperaturave ditëve të ardhshme, reshje të shumta shiu dhe bore
Artikulli i rradhës Kirurgjia për humbje peshe mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit në punë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.